AlbanianSport.com 13.10.2015 17:05
ASNN – Federata e Basketbollit të Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën do të bëhet grumbullimi i brezave të rinj të përfaqësueses së Kosovës.
Koordinatori i moshave në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), trajneri amerikan, Kris Dajll, i ka ftuar në grumbullimet e radhës përfaqësuesen e gjerë të Nën-16 dhe atë të Nën-18-vjeçarëve tek meshkujt.
Grumbullimi i përfaqësueseve të meshkujve do të bëhet të shtunën në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë. Ndërsa grumbullimi i femrave për grupmoshat Nën-14, Nën-16, dhe Nën-18-vjeç do të bëhet të dielën, në të njëjtën palestër.
Për orarin e saktë të grumbullimit FBK-ja do të njoftojë ditën e enjte.