AlbanianSport.com 14.02.2017 17:05
ASNN – Dy skiatorë të Kosovës e kanë përfunduar garën në sllallomin e madh, në ditën e dytë të Festivalit Evropian Olimpik Dimëror për të Rinj (EYOWF) që të hënën nisi në Erzurum të Turqisë. Arbi Pupovci dhe Vernor Gjurkaj ishin në mesin e garuesve jo të shumtë në numër që përfunduan garën pas dy zbritjeve, nga 60 garues në total.
Pupovci u radhit i 37-ti (26.43 sekonda prapa ndaj vendit te pare), kurse Gjurkaj i 38-ti (41.19 pas vendit të parë). Pasnesër Pupovci dhe Gjurkaj kanë garën e sllallomit, kurse nesër garojnë Lyra Hoxha dhe Adea Haxhidauti. Ndërkaq, në dy vendet e fundit janë renditur skiatorët kosovare në ditën e parë të Festivalit Evropian Olimpik Rinor Dimëror.
Në evenimentin evropiane për sportistët nga mosha 14 deri në 18 vjeç garuan Lyra Hoxha dhe Adea Haxhiduati në sllallom të madh të skive alpinë. Nga dy zbritje të skiatoreve të reja, në fund Lyra Hoxha (16 vjeç) u rendit e 50-ta me kohë të përgjithshme prej 3 minutash 6 sekondash e 38 të qindtash.
Ajo mbeti prapa fitueses për plot 53.76 sekonda. Ndërkohë, Adea Haxhidauti (17 vjeç) u rendit e 51-ta apo e fundit prej skitareve që përfunduan shtegun. Koha e përgjithshme e saj ishte 3:36.05 minuta apo 1:23.43 minuta më e ngadaltë se e ruses Rinata Abdulkaiumova që fitoi medaljen e artë. Në zbritjen e dytë u diskualifikua vetëm një garuese. Në zbritjen e parë garën e përfunduan 5 garuese, me Hoxhën e Haxhidautin si të fundit.
Katër skiatore, sipas të dhënave zyrtare, nuk e përfunduan garën, ndërsa një u skualifikua. Pas lëshimit të parë Hoxha mbeti 27.38 sekonda prapa kryesuese, ndërsa Haxhidauti ishte më e ngadaltë se liderja për 40.20 sekonda.