AlbanianSport.com 15.11.2016 17:05
ASNN – Skënder Lajqi ka disa ditë që nuk e ka marrë penelin në dorë për të bërë ndonjë pikturë. Gjatë gjithë javës së kaluar, 34-vjeçari ka qenë i angazhuar në sport, më konkretisht në volejboll.
Lajqi u aktivizua me skuadrën e Pejës në Ligën e Kampionëve, raporton e përditshmja e e mirënjohur kosovare, “Koha Ditore”. Por thotë se ka kohë që të dyja profesionet, ajo e piktorit dhe e sportistit po luftojnë brenda trupit të tij.
“Janë dy profesione brenda meje sikur luftojnë ndërmjet vete për ta rrëmbyer kohën ose më saktë, me cilën të merrem më shumë”, – ka rrëfyer Lajqi, në një bisedë të bërë me të përditshmen në fjalë të enjten, në atelienë e tij në Prishtinë.
Por Lajqi ngul këmbë se nuk mund të qëndrojë pa i ushtruar të dy profesionet. “Përderisa jam duke u marrë me sport, nuk mund të pikturoj dhe përderisa pikturoj nuk mund të merrem me sport”, – ka pohuar ai.
“Dhe në këtë kuptim po them se brenda meje po luftojnë se cilës t’i përkushtohem më shumë”, – ka shtuar 34-vjeçari. Megjithatë, edhe ai e ka të qartë se koha për të marrë një vendim po i pakësohet…