Kosovë / SIGAL Prishtina prezanton përforcimet, mungon ende trajneri

Share Button

AlbanianSport.com 07.01.2017 07:00

ASNN – Kampionia në fuqi e Kosovës dhe e Ligës Ballkanike në Basketboll për Meshkuj, SIGAL Prishtina, ka prezantuar mbrëmë 3 përforcimet e reja, basketbollistët të cilët janë të gatshëm të paraqiten qysh në ndeshjen e radhës.

Sipas mediave të Prishtinës, drejtuesit e bardhekaltërve kanë firmosur dy qendrat Urim Zenelaj dhe Nenad Delliç, si dhe basketbollistin që luan në pozitat 2-3, amerikanin Grent Xhonson.

Zenelaj, rikthehet në Prishtinë pas dy sezoneve të kaluara te Ylli në Therandë. Qendra tjetër Nenad Delliç, vitin e kaluar luajti për Pejën, ndërsa në gjysmësezon ishte pjesë e Riilski Sportist, kundërshtarit të SIGAL Prishtinës në “FIBA Europe Cup”.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu te SIGAL Prishtina, – tha ai. – Sezonin e kaluar isha te Riilski, por, pas eliminimit nga “FIBA Europe Cup”, skuadra nisi të humbë shumë ndeshje. Prandaj, erdha tek Prishtina për të luftuar për 3 trofe, pasi ky është synimi im.”

“Tani do të më duhet të luaj edhe kundër Pejës, çka do të jetë vështirë për mua, por mendojë se e kam kryer punën time si duhet atje”, – ka shtuar ai. Ndërsa Xhonsoni do të ketë përgjegjësi udhëheqjen e lojës së SIGAL Prishtinës.

Ai vjen nga Luksemburgu, pas një aventure të shkurtër atje. “Unë kam luajtur në Suedi dhe për një kohë të shkurtër edhe në Luksemburg, – ka thënë amerikani. – Pas kësaj m’u dha mundësia të vijë këtu dhe dua të bëhem pjesë e sukseseve.”

“Këtu jam pritur mirë, njerëzit janë shumë të mirë dhe ushqimi i mirë e lirë, – ka vijuar ai. – Unë jam i gatshëm për sfidat e titujve.” Megjithatë, klubi kryeqytetas vazhdon të jetë pa trajner.

Kjo, pasi, përkundër pritshmërive të fillimit, ende nuk është arritur marrëveshja me trajnerin italian Marko Kalvani, i cili ka marrë kohën e tij, pasi është duke e shqyrtuar ofertën dhe kushtet e klubit.

Nëse arrihet marrëveshja midis dy palëve, ajo do të jetë afatgjate prej dy vjetësh. Sfidën e parë të vitit të ri, skuadra e SIGAL Prishtinës e ka më 10 janar 2017, në kryeqytet kundër ekipit bullgar të Beroe Stara-Zagorës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

AlbanianSport.com 14/11/2024 22:10 ASNN – Trajneri i Kosovës, Franko Foda dhe mesfushori Elvis

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh