AlbanianSport.com 04.10.2014 12:20
SIGAL Prishtina e ka nisur me trofe sezonin, teksa ka fituar Superkupën e Kosovës, atje ku ka mundur Kosova e Re, që bëhet fjalë për Bashkimin e Prizrenit. Në këto kushte edhe një trofe i Superkupës do t’i shtohet SIGAL Prishtinës.
Skuadra prishtinase triumfoi në ndeshjen kundër Kosovës së Re Bashkimi për ta ngritur këtë trofe. Bardhekaltërit triumfuan 82-79 në një takim rivalësh me prizrenasit, ndërsa kështu do të vazhdojnë të shtojnë trofetë në muzeun e klubit të tyre.
Gjithsesi Bashkimi i Prizrenit u tregua një “kockë e fortë” për kampionët në fuqi të basketbollit të Kosovës, ndërsa rezistuan deri në fund. Tek SIGAL Prishtina është dalluar Dardan Berisha me 32 pikët e shënuar, si dhe amerikani Mekgi me 20 pikë.
Kurse tek Bashkimi i Prizrenit, lojtari më i mirë në fushë ishte Tankelevic me 15 pikë, si dhe Hysenagolli me 14 pikë. Dhe kjo fitore e SIGAL Prishtinës është një sinjal i fortë për Vllazninë, dy skuadra që më 14 tetor do të jenë përballë njëra-tjetrës në ndeshjen e parë të Ligës Ballkanike në Basketboll për meshkuj.