AlbanianSport.com 03.08.2015 09:50
ASNN – Janë motër e vëlla dhe sportistë të suksesshëm. Shqipe e Petrit Tahiri, janë sportistët nga Vushtrria që kanë arritur suksese prej fillimit të karrierës. Që të dy janë pjesë e sporteve kolektive, por nuk janë në të njëjtin sport.
Ndërkohë që Shqipja 25-vjeçare, është hendbolliste – Petriti 21-vjeçar, është portier i futbollit. Që të dy ndihen krenarë që janë sportistë të spikatur, pasi vijnë nga një familje sportive.
E ëma e tyre ka qenë hendbolliste, ndërsa babai një entuziast i madh i sportit, i cili ka ndihmuar disa herë skuadrat nga Vushtrria. Përkrahja që kanë marrë nga prindërit është e madhe.
Kurse babai i tyre në disa raste ka kryer edhe rolin e trajnerit për Shqipen e Petritin, pasi ka dashur që ata të jenë të suksesshëm në karrierën dhe sportin që e zgjedhin. Dhe ata ia kanë dalë…