AlbanianSport.com 31.01.2017 08:50
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, nuk e përjashton mundësinë që edhe në edicionin 2017-2018 klubet kosovare të mbeten jashtë Kupave të Evropës.
I cituar nga mediat vendase, Vokrri shpreh brengën se kriteri i infrastrukturës mund të penalizojë skuadrat sërish, siç ndodhi këtë edicion, kur UEFA nuk i lejoi klubet e Kosovës të marrin pjesë në gara evropiane.
Në fakt, UEFA nuk licencoi skuadrat për këtë arsye, por edhe për kriterin financiar. Shqetësimin e FFK-së e kanë edhe vetë klubet. Por, thonë se nëse nuk do ta marrin licencën për shkak të mospërmbushjes së kriterit infrastrukturor, atëherë përgjegjësinë duhet ta marrë shteti.