Kosovë / Shalondë: Ndaj Greqisë, si ndaj Gjeorgjisë / Rashica: Moment i mirë

Share Button

AlbanianSport.com 04/09/2021 21:40

ASNN – Trajneri i Kosovës flet para sfidës me helenët, Rashica beson tek momenti i mirë. Trajneri i Kosovës, Bernard Shalondë, ka thënë se futbollistët e tij duhet të tregojnë lojë të mirë e të fortë edhe ndaj Greqisë të dielën, ashtu siç bën ndaj Gjeorgjisë dy ditë më parë. Ai e di se kundërshtari që kanë përballë kanë një skuadër tejet cilësore. “Ndeshja me Greqinë është e rëndësishme për ta konfirmuar ndeshjen e mirë në Gjeorgji, – deklaroi zvicerani, duke vijuar: “Luajmë ndaj një ekipi me lojë e lojtarë të mirë.”

“Duhet të tregojmë edhe një herë lojë të mirë e të fortë, – ka vijuar Shalondë. – Ndeshja e parë ishte e mirë. Ndeshja e dytë nuk duhet të jetë problem, nuk kemi shumë lojtarë me dëmtime. Rigjenerimi shkoi shumë mirë. Ishte përgatitje e mirë për ndeshjen e dytë. Ndeshja e tretë do të jetë e vështirë. Duhet të kemi kujdes edhe nga kartonët. Lojtarët janë gati për duelin e së dielës”. 70-vjeçari foli gjithashtu edhe për rikthimin e tifozëve në tribuna, edhe pse në një numër simbolik. “Është shumë e rëndësishme që tifozët janë kthyer”, – tha ai.

“Nuk është njësoj kur stadiumi është i mbushur plot e kur është vetëm 10 %, – ka vijuar zvicerani. – Por është gjë e mirë që një numër i tyre do të jetë në stadium. “Covid-19” na ka shkaktuar shumë probleme. Edhe me 10 % prani, “Dardanët” mund të bëjnë shumë zhurmë.” Ndërkaq, futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka thënë se shanset janë shumë të mira që të dalin me rezultat pozitiv nga ndeshja kundër Greqisë.  Rashica shpreson që Kosova t’i shfrytëzojë rastet që i jepen në ndeshje, teksa thotë:

“Jemi në situatë krejt tjetër nga ndeshjet e kaluara, – tha futbollisti i Kosovës. – Besoj dhe shpresoj që ndeshja me Gjeorgjinë ka treguar që luajmë mirë. Shanset janë të dalim me rezultatin pozitiv nga kjo ndeshje. Besoj që gjithë e dinë që ne luajmë mirë në lojën ofensive. Në këso ndeshje detajet vendosin. Besoj dhe shpresoj ta bëjmë lojën tonë. Edhe në ndeshjen e kaluar patëm raste të mira dhe rastet që nga jepen duhet t’i shfrytëzojmë’’, deklaroi ai. Ndeshja Kosovë-Greqi luhet të dielën, duke nisur nga nga ora 20:45 në Stadiumin “Fadil Vokrri”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh