AlbanianSport.com 22.08.2015 17:35
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, basketbollisti Granit Rugova është përforcimi më i ri i skuadrës së Bashkimit për edicionin 2015-2016. 30-vjeçari është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që e mbajti për një vit jashtë parketit, për të arritur marrëveshje me ekipin nga Prizreni. Marrëveshja është arritur për një vit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, ndërsa gjithçka do të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim.
“Kemi arritur marrëveshje me Granit Rugovën, – ka thënë zyrtari i Bashkimit, Shpend Kume të premten. – Ai ka rënë dakord për një kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi.” Marrëveshja është konfirmuar edhe nga vetë Rugova, i cili me padurim po pret të kthehet në parket pas një pauze të gjatë. Rugova ka pushuar gjatë tërë edicionit të shkuar, pas operimit të gjurit.
Rugova thotë se kaluar nëpër kohë të vështirë gjatë periudhës së rikuperimit edhe pse tregon se nganjëherë ka luajtur basketboll me shokë, sa për qejf. Ai shpreson që ta ndihmojë Bashkimin për të arritur synimet që ka për edicionin e ri. Ekipi nga Prizreni do të marrë pjesë edhe në Ligën Ballkanike, së bashku me SIGAL Prishtinën dhe Pejën. Përgatitjet te Bashkimi për edicionin e ri pritet të nisin në fillim të muajit shtator.
Rugova është vetëm përforcimi i dytë te ekipi nga Prizreni pas Gerti Shimës. Ndërsa bashkëpunimi është vazhduar me Endrit Hysenagollin.