Kosovë / Qeveria, 42 mijë € shpërblime Kelmendit, Gjakovës & Kukës

Share Button

Xhudo-Majlinda-Kelmendi-Nora-Gjakova-medalje-Rusi-2016

AlbanianSport.com 25.04.2016 19:50

ASNN – Është mbajtur këtë të hënë në Prishtinë, ceremonia e ndarjes së shpërblimeve shtetërore për xhudistet, të cilat i sollën Kosovës një medalje të artë dhe një të bronztë nga Kampionati Evropian i Xhudos për Të Rritur në Rusi. Në bazë të rregullores së Ministrisë së Kulturës për sportistët me arritje të mëdha, fituesja e medaljes së artë, Majlinda Kelmendi u shpërblye me 20 mijë euro, Nora Gjakova me 8 mijë euro për medaljen e  bronzit, ndërsa trajneri i tyre, Driton Kuka, me gjysmën e shumës së fitueseve, pra 14 mijë euro.

Këtë vit, shpërblimin e dorëzoi, për herë të parë, kryeministri Isa Mustafa, ndërsa pas ceremonisë Majlinda Kelmendi, duke folur për “Top Channel” tha se institucionet duhet të investojnë më shumë në sport. “Nuk thuhet kot që sporti është ambasadori më i mirë, – ka deklaruar kampionia e sapokonfirmuar e kontinentit, duke folur për median në fjalë. – Shqiptarët kanë në përgjithësi prirje për sport dhe nuk është investim i keq. Kjo do të thotë se nuk është investim i kotë nëse investohet në sport. Unë jam dëshmia më e mirë, që rinia në Kosovë është e shëndoshë dhe mund të arrijë në majat botërore.”

Pritjen madhështore të kësaj radhe, Kelmendi ia dedikon faktit se triumfi i saj nuk ishte vetëm sportiv, por edhe një fitore diplomatike. “Unë kam qenë edhe më herët kampione e Evropës dhe kampione e botës, mirëpo arsyeja kryesore pse ky rezultat ka bërë bujë kaq të madhe në Kosovë, është fakti se është mbajtur në Rusi dhe për herë të parë, jo vetëm në aspektin sportiv por ndoshta edhe diplomatik, është dëgjuar himni i Kosovës në Rusi, teksa i pranishëm atje ka qenë edhe flamuri kosovar”, – tha në vijim xhudistja pejane.

Para sfidës së radhës në Lojërat Olimpike të Rio De Janeiros, Majlinda Kelmendi beson se, pavarësisht kushteve, rinia e Kosovës mund të garojë me më të mirët.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

AlbanianSport.com 14/11/2024 22:10 ASNN – Trajneri i Kosovës, Franko Foda dhe mesfushori Elvis

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh