Kosovë / Publikohet lista e Spanjës për 3 ndeshjet e shtatorit

Share Button

AlbanianSport.com 27/08/2021 22:25

ASNN – Trajneri i përfaqësueses së Spanjës, Luis Enrike ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit të ardhshëm. Spanja do të luajë 3 ndeshje në shtator, në kuadër të Eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Më 2 shtator 2021, ajo është mysafire e Suedisë, ndërsa 3 ditë më vonë pret në fushën e saj Gjeorgjinë. Ndërkaq, ndeshjen e fundit të shtatorit, Spanja e luan në Prishtinë kundër Kosovës më 8 shtator, në kuadër të Grupit B të këtyre Eliminatoreve.

Spanja është e para në grup me 7 pikë të grumbulluara pas 3 ndeshjeve të luajtura, duke e lënë pas vetes Suedinë, me 6. Në vendin e 3-të është Greqia me dy pikë, pastaj vjen Gjeorgjia me një pikë dhe Kosova që është e fundit pa asnjë pikë. Pas publikimit të listës për këto ndeshje, trajneri i Spanjës ka bërë të ditur se fokusi i tij është te përballja me Suedinë. Ndeshja e Grupit B të këtyre Eliminatoreve, midis Suedisë dhe Spanjës, zhvillohet më 2 shtator 2021.

Pas këtij dueli, Spanja do të përballet në shtëpi me Gjeorgjinë, më 5 shtator 2021, dhe pastaj me Kosovën, më 8 shtator 2021, në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. “Pas Kampionatit Evropian, fokusi ynë është të ndeshja me Suedinë”, – ka thënë Luis Enrike, i cili pastaj ka folur për formën dhe mungesën e disa lojtarëve. Në këto ndeshje të shtatorit, Spanja do të jetë pa kapitenin Serxhio Ramos, i cili është i dëmtuar.

“Situata e tij është e njëjtë sikurse sezonin e shkuar, – ka thënë trajneri i iberikëve. – Për fat të keq, ai ende nuk ka qenë në gjendje të zhvillojë asnjë ndeshje.” Lista e Spanjës për ndeshjet e muajit shtator është si vijoj: Unai Simon, David De Hea, Robert Sançez, Zhordi Alba, Hoze Gaja, Sezar Azpilikueta, Markos Jorente, Erik Garcia, Ajmerik Laporte, Inigo Matinez, Raul Albiol, Serxhio Buskets, Rodri, Koke, Mikel Merino, Karlos Soler, Brais Mendez, Pablo Fornals, Pablo Sarabia, Ferran Torres, Adama Traore, Alvaro Morata, Gerard Moreno dhe Abel Ruiz.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh