Kosovë / Prekazi i kënaqur, por Bunjakun nuk e bindin të rinjtë

Share Button

Kosova-U-21-ekip-2016

AlbanianSport.com 01.02.2016 10:25

ASNN – Përfaqësuesja e Nën-21-vjeçarëve të Kosovës në futboll e mbylli pa asnjë fitore Turneun Ndërkombëtar “Antalia Cup” të zhvilluar në Turqi. Por kjo nuk e shqetëson trajnerin e përfaqësueses së kësaj grupmoshe, Rafet Prekazi, që fitore e vlerëson vetë pjesëmarrjen në këtë ngjarje ndërkombëtare.

Ndërsa mendimi i trajnerit të përfaqësueses së të rriturve të Kosovës, Albert Bunjaku, është pak më e ndryshme. Ai i ka ndjekur nga afër paraqitjet e lojtarëve të moshës deri 21 vjeç dhe thotë se përfaqësueses së kësaj grupmoshe i duhet ende shumë punë për të bërë.

“Me këtë turne kemi fituar të gjithë e në veçanti lojtarët e përfaqësueses duke e pasur parasysh se kanë pasur përballë kundërshtarë të fortë, – ka thënë Prekazi për të përditshmen e mirënjohur kosovare, “Koha Ditore”. – Mendoj se duhet që ndeshje të tilla të përsëriten më shumë për lojtarët e përfaqësueses.”

“Kanë fituar përvojë ndërkombëtare, – ka vijuar ai. – Kanë dhënë maksimumin që të gjithë dhe kanë pasur një paraqitje dinjitoze.” Ndeshjen e parë të këtij turneu, Kosova e zhvilloi kundër përfaqësueses së Bahreinit, duke barazuar me rrjeta të paprekura, ndërsa të dytën e humbi 0-2 me Ukrainën.

Në ndeshjen e tretë, Kosova barazoi sërish me rrjeta të paprekura me Arabinë Saudite, ndërsa me rezultat të barabartë, por me shifrat 1-1 u nda edhe me Shqipërinë në ndeshjen e katërt, kurse në ndeshjen e fundit kundër Nën-19-vjeçarëve të Iranit, të shtunën, Kosova pësoi një disfatë me rezultatin 0-2.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh