AlbanianSport.com 04/06/2018 15:35
ASNN – Pas vështirësive për marrjen e vizave, pingpongistët do të nisen të martën për në Zenicë për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik për Të Rinj, duke shpresuar në rezultate të mira, e posaçërisht në formën e mirë të Fatih Karabaxhakut dhe Kreshnik Mahmutit.
Në qendrën sportive “Husejin Smajlović” në Zenicë të Bosnjë-Hercegovinës, nga data 6, deri 10 qershor 2018 mbahet Kampionati i 26-të Ballkanik për Të Rinjtë, për moshat Nën-15 dhe Nën-18-vjeçarët. Kampionati Ballkanik do të organizohet në shtatë disiplina në dy kategori moshe, Nën-15 dhe Nën-18-vjeçarët, për të dy gjinitë.
Disiplinat që do të zhvillohen janë: garat ekipore, individuale, çifte meshkujsh, çifte femrash dhe çifte te përziera. Përveç garave sportive do të ketë edhe takime të ndryshme, në të cilat Kosovën do ta përfaqësojë anëtari i bordit të Federatës së Pingpongut të Kosovës Ridvan Hashani.
Kosovën në këtë kampionat do ta përfaqësojnë:
Të rinj:
Kreshnik Mahmuti (Lidhja e Prizrenit)
Donat Sinani (Hasan Prishtina) dhe
Shend Raskova (Shkolla)
Trajner Ylli Maloku
Të reja:
Alma Mehmeti, (Drita)
Bleona Mehmeti, (Drita)
Lorena Elshani (Shkolla)
Trajner Jeton Azizi
Paratërinj:
Fatih Karabaxhaku, (Lidhja e Prizrenit)
Blendi Hajdari (Lidhja e Prizrenit)
Sylejman Qerkini (Ahmet Hoxha)
Trajner: Ylli Bislimi
Paratëreja:
Shega Hashani (Ahmet Hoxha)
Jerina Rexhepi (Ahmet Hoxha)
Trajner Linda Zeqiri
Gjyqtar:
- Bashkim Gashi
- Isak Maxhera
Udhëheqës i ekipit:
- Ridvan Hashani,