AlbanianSport.com 07.05.2015 08:50
ASNN – Sipas asaj që raportojnë sot mediat e Prishtinës, Komisioni Disiplinor pranë Federatës së Basketbollit të Kosovës i ka dhënë dënimin Dardan Berishës pas incidentit në sfidën kundër Yllit. Dardani e pështyu gjyqtarin e kësaj sfide, Xhelal Muminin, sepse u përjashtua me gabim teknik. FBK-ja e ndëshkoi Berishën duke e gjobitur me 200 euro.
Siç patën shkuar një ditë më parë mediat kosovare, një gjest i tillë i ulët i Dardanit, sipas neneve të FIBA-s, mund të çonte deri në 1 vjet pezullim nga basketbolli. Berisha e pështyu gjyqtarin Xhelal Mumini në takimin e zhvilluar kundër Yllit në gjysmëfinalen e “play-off”-it të ETC Superligës së Kosovës në Basketboll për Meshkuj. Ai u përjashtua menjëherë nga loja me gabim teknik, por dënimi i tij mund të shkont edhe më keq.
Kështu të paktën e parashikojnë rregulloret e FIBA-s, e cila e ka të përcaktuar nenin për një gjest të ngjashëm me atë që bëri Dardani kundër Muminit. Ky nen e dënon me jo më pak se një vit protagonistin e sulmit, në këtë rast Berishën, nëse kjo është hera e parë që ai e bën një gjë të tillë. Nëse ndodh për herë të dytë, FIBA rekomandon dënim prej 3 vjetësh, teksa nëse ndodh për herën e 3-të, FIBA rekomandon dënim prej 5 vjetësh.