AlbanianSport.com 10.01.2016 08:35
ASNN – Kosova në volejboll për të reja e ka humbur ndeshjen e dytë eliminatore me Ukrainën, teksa është mundur thellësisht 0-3.
Në fakt ukrainaset, që janë të parët e grupit dhe janë kualifikuar për në fazën e mëtejshme të këtij Evropiani, kishin fituar një ditë më parë me Izraelin, 0-3.
Po të njëjtën gjë kanë bërë edhe dje, ndërsa diferencat duket se kanë qenë të mëdha në fushën e lojës.
15-25, 19-25, 11-25 e në përfundim 0-3 për Ukrainën, kurse kjo dalje e parë e të rejave kosovare në arenën ndërkombëtare në volejboll duhet parë me nota shumë pozitive.
Ndërkohë Kosova e Nën-20-vjeçarëve për djem e ka humbur dhe ndeshjen e dytë ndaj Anglisë, teksa është mundur thellësisht 0-3 (14-25, 13-25, 15-25)