AlbanianSport.com 07.04.2016 18:20
ASNN – Kosova ende nuk është e përfshirë në renditjen mujore të përpiluar nga organizim që qeveris futbollin botëror, FIFA.
Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, në renditje mund të përfshihet pas 12 apo 13 majit, kur pritet të bëhet anëtare e re FIFA-s.
Para se të pranohet në FIFA, duhet të pranohet në Konfederatën Evropiane të Futbollit (UEFA), gjë që pritet të ndodhë më 3 maj.
Por, trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, thotë me bindje të plotë se ka skuadër për t’u radhitur midis 40 apo 50 vendeve më të mira në renditjen e FIFA-s.
E për t’u arritur ky nivel i ekipit, Bunjaku thotë se brenda shtatë vitesh ka testuar plot 142 futbollistë, prej të cilëve 91 nga futbolli i Kosovës.