AlbanianSport.com 08.10.2014 16:15
ASNN – Sipas mediave kosovare, Peja në basketboll për meshkuj, ka zyrtarizuar edhe basketbollistin e tretë të huaj për këtë sezon.
Pas Hërvoje Pulkos dhe Efraim Dejvisit, verdhezinjtë kanë siguruar edhe shërbimet e malazezit Radomir Marojeviç, i cili është vëllai binjak i Dragomir Marojeviç, që sivjet luan te Bashkimi i Prizrenit.
Marojeviç, i gjatë 2.07 cm, ka luajtur në shume klube në Ligën e parë të Serbisë dhe së fundmi në Rumani me ekipin CS Gaz Metan me të cilën është paraqitur edhe në EuroChallenge.
Kësisoj Peja po kërkon formimin e një skuadre dinjitoze jo vetëm për kampionat, por dhe për Ligën Ballkanike, e cila nis më 14 tetor.