AlbanianSport.com 01.08.2015 07:55
ASNN – Federata e Basketbollit të Kosovës, ka marrë dje vendimin që klubi “KB Peja” të jetë pjesëmarrës në Ligën Ballkanike të Basketbollit edhe për sezonin e ardhshëm, 2015-2016.
Konfirmimin zyrtar e ka bërë klubi i Pejës përmes faqes së tij zyrtare, përmes të cilës kanë treguar se kanë paguar të gjitha detyrimet ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës.
““KB Peja” ka kryer të gjitha obligimet financiare ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë ka kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për Ligën Ballkanike”, – thuhet në njoftimin e “KB Pejës”
“Kjo nënkupton që edhe zyrtarisht edhe këtë vit do jemi pjesë e garës në të cilën vitin e kaluar arritëm deri në gjysmëfinale, – vijon më tej njoftimi. – Kryesia ka nisur të gjitha përgatitjet e nevojshme.”