Kosovë / Pas miqësoreve, Presidenti premton së shpejti edhe trajnerin

Share Button

AlbanianSport.com 06/02/2024 23:35

ASNN – Caktohen miqësoret, Presidenti Ademi premton së shpejti edhe trajnerin. Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) të martën ka konfirmuar 3 kundërshtarët e ardhshëm të Përfaqësueses së Kosovës. Tashmë janë përcaktuar dy kundërshtarët për miqësoret e muajit mars dhe njëri prej kundërshtarëve të qershorit. FFK-ja po punon për kundërshtarin e dytë të muajit qershor.

Por njëkohësisht FFK-ja po punon edhe për përzgjedhësin e ri të Përfaqësueses së Kosovës. “Janë tre trajnerë në këtë fazë finale. Do të jetë gjermanofolës. Mund të bëhet e ditur javën e ardhshme, por para ndeshjeve do të jetë sigurt”, – ka thënë kryetari i FFK-së, Agim Ademi, për mediat e Prishtinës. “Janë ndeshje të rëndësishme, – ka vijuar ai duke folur për miqësoret.

“Do të jenë katër miqësore që trajneri i ri do t’i ketë në dispozicion për të përgatitur ekipin për ciklin e ri të Ligës së Kombeve, – ka theksuar Ademi. – Ta shohim shortin e pastaj trajneri i ri, i cili do të vjen shumë shpejt, do t’i shohë lojtarët me të cilët do të paraqitet në Ligën e Kombeve. Besoj se me katër ndeshje mund ta shohë ekipin ku është.”

Kosova është pa trajner prej nëntorit të vitit të kaluar. Sllovenit Primozh Gliha nuk iu vazhdua kontrata pas ciklit eliminator për Evropian. Para Glihës, Kosovën në ndeshje eliminatore e kanë drejtuar Albert Bunjaki, Bernard Shalond dhe Alen Zhires. Të enjten, Kosova do të mësojë kundërshtarët për edicionin e 4-t të Ligës së Kombeve. Ndeshjet e para janë prej 5 deri më 7 shtator e të dytat prej 8 deri më 10 shtator.

Dy ndeshje janë në tetor e dy të tjera në nëntor. Përfaqësuesja e Kosovës do të vazhdojë të luajë në Ligën C të Ligës së Kombeve. Për short do të jetë në vazon e dytë së bashku me Azerbajxhanin, Bullgarinë e Ishujt Faroe. Ademi ka treguar se në grumbullimet e ardhshme do të ketë edhe lojtarë të rinj. Po ashtu, ka folur edhe për mundësinë që Arbër Hoxha të vazhdojë të luajë për Kosovën.

Hoxha më herët pati thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë të luajë për Kosovën apo do të paraqitet për Shqipërinë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh