AlbanianSport.com 09.10.2015 18:00
ASNN – Ndërkohë që ai meshkujve ka javë që ka nisur, këtë fundjavë fillon edicioni i ri, 2015-2016, i Superligës së Kosovës në Basketboll për Femra.
Për këtë qëllim, organizmi që qeveris basketbollin kosovar, Federata e Basketbollit të Kosovë (FBK), ka publikuar edhe ndeshjet e parë të Superligës së Femrave.
Në këtë edicion, Penza pritet që të rivalizojë kampionen në fuqi, Prishtinën, e cila ka mbetur pa disa basketbolliste kyçe.
Ndërsa në këtë sezon Penza është përforcuar, duke marrë parasysh se kjo skuadër do të garojë edhe në Ligën Rajonale “WBFAL” (Liga e Basketbollit të Femrave “Miqësia e Adriatikut”).
Megjithatë bardhekaltrat edhe sivjet pritet ta bëjnë maksimumin për ta pasur fjalën kryesore në basketbollin femëror në Kosovë.
Superliga e Kosovës
Basketboll – Femra
Java e parë:
Të shtunën:
Kastrioti – Rahoveci (12:00)
Vllaznimi – Prishtina (15:00)
Të dielën:
Kosova – Drita (13:00)
Bashkimi – Golden Eagle Ylli (13:00)
Penza – Trepça (14:00)