AlbanianSport.com 26.09.2015 19:05
ASNN – Pas Federatës së Aeronautikës dhe asaj të Çiklizmit, sipas medias “Gazeta Ekspres”, arrin një tjetër lajm i mirë për sportin kosovar.
Federata e Tenisit të Kosovës është pranuar me të drejta të plota si anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit.
“Federata e Tenisit e Kosovës sapo u pranua me 75% të votave”, – ka shkruar në faqen e tij në Facebook, kryetari i Federatës së Tenisit të Kosovës, Shkëlzen Domi.
Ky pranim është bërë realitet gjatë Asamblesë së Zakonshme, që nga u mbajt nga Federata Botërore e Tenisit në Santiago të Kilit.