Kosovë / Olimpiada Rinore Dimërore e Turqisë, për një paraqitje “dinjitoze”

Share Button

AlbanianSport.com 13.02.2017 13:25

ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, nuk pritet që Kosova të fitojë medalje në pjesëmarrjen e parë në Festivalin Evropian Olimpik Dimëror për Të Rinj (EYOWF 2017). Në këtë Olimpiadë Rinore Dimërore, që mbahet në Erzurum të Turqisë, Kosova përfaqësohet me 5 sportistë, ndërsa është Komiteti Olimpik i saj (KOK) që ka shpalosur edhe “synimet”.

Dhe ajo që shpresohet si synim, është vetëm që paraqitja e skiatorëve Adea Haxhidauti, Lyra Hoxha, Arbi Pupovci, Vernor Gjurkaj dhe Grenita Grazhda të jetë sa më e mirë. Ceremonia e hapjes e kësaj ngjarje për sportistë të grupmoshës nga 14, deri në 18 vjeç, është mbajtur të dielën, ndërsa të hënën (sot) kanë nisur garat. Ndërsa ky është edicioni i 13-të i Festivalit Evropian Olimpik Dimëror për Të Rinj.

Kjo veprimtari përfundon më 17 shkurt 2017, ndërsa gjithsej garojnë mbi 600 sportistë të 34 shteteve evropiane. Sa u përket disiplinave, do të garohet në 9 sporte të ndryshme dimërore. Katër sportistë të Kosovës do të garojnë në skitë alpine, përkatësisht në sllallom dhe sllallom të madh. Ndërsa Grenita Grazhda garon në “snoubord”.

Sportistët kosovarë kanë zhvilluar stërvitje në qendrën e skive në Turqi dhe janë njohur me pistën. Kryetari i KOK-ut, Besim Hasani ka thënë se Festivali do të jetë përvojë e mirë para Lojërave Olimpike Dimërore të vitit të ardhshëm

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

AlbanianSport.com 14/11/2024 22:10 ASNN – Trajneri i Kosovës, Franko Foda dhe mesfushori Elvis

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh