AlbanianSport.com 07.12.2015 21:15
ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës nuk është pranuar ende me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA, por në të puna profesionale është në nivel të lartë.
Ende pa u mbushur dy vite të plota që kur iu është dhënë drita e gjelbër në FIFA për ndeshjet miqësore, Kosova ka zhvilluar 9 të tilla, duke korrur 3 fitore, duke marrë 3 barazime dhe duke pësuar po aq humbje.
Por që nga ndeshje e parë me Haitin deri tek kjo e fundit me Shqipërinë, Kosova ka ndërruar rrënjësisht.
Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku ka arritur t’i bind trajnerë të mëdhenj si Tord Grip, Aleksander Karra dhe Markus Svenson që t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës dhe t’i ndihmojnë drejt objektivit që është Botërori “Rusi 2018”.