AlbanianSport.com 16.02.2017 17:55
ASNN – Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar se tre gjyqtarë kosovarë do të ndajnë drejtësinë në miqësoren ndërmjet Turqisë dhe Moldavisë, raportojnë mediat e Prishtinës. Një gjë të tillë, organizmi që qeveris futbollin e Kosovës e ka bërë të ditur në një komunikatë të shkurtër për shtyp.
“Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Federatës së Futbollit të Turqisë, treshja e gjyqtarëve Genc Nuza, kryesor, bashkë me dy ndihmësit e tij, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, të cilët këtë vit janë gjyqtarë të FIFA-s, do të ndajnë gjykojnë ndeshjen miqësore ndërmjet përfaqësueses së Turqisë dhe asaj të Moldavisë, e cila do të zhvillohet më 27 mars në Eskishehir”, – ka deklaruar FFK-ja.
Federata e Futbollit ka shtuar më tej se kjo shënon një epokë të re gjyqtarëve të futbollit të Kosovës, të cilët me vite të tëra ishin të izoluar e të sakrifikuar sikur edhe vetë futbolli i saj.