AlbanianSport.com 06.03.2015 21:55
ASNN – Moti i keq shtyn për një javë ndeshjet e Superligës së Futbollit në Kosovë. Komisari i Garave i organizmit që qeveris futbollin në vend, FFK-së, ka marrë vendim që ndeshjet e javës së dytë të sezonit pranveror të Raiffeisen Superligës dhe fillimi Ligës së Parë të Kosovës, të parashikuara të zhvillohen këtë fundjavë, të shtyhen për fundjavën tjetër, njoftoi Federata e Futbollit të Kosovës.
Sipas njoftimit për media të FFK-së, kjo shtyrje ndodh për shkak të motit të keq, ndërsa për ndeshjet e Kupës së Kosovës theksohet se ato do të zhvillohen sipas orarit të përcaktuar më herët. Reshjet e borës që kanë rënë në orët e fundit mbi Kosovë e kanë detyruar Federatën e Futbollit që ndeshjet e parashikuara të zhvillohen në këtë fundjavë, të shtyhen për javën tjetër.
“Duke parë motin e ligë që po mbretëron këto ditë në Kosovë, Komisari i Garave i FFK-së ka marrë vendim që ndeshjet e javës së dytë të sezonit pranveror të Raiffeisen Superligës dhe fillimi Ligës së Parë të Kosovës, të parashikuara të zhvillohen këtë fundjavë, të shtyhen dhe të njëjtat do të zhvillohen fundjavën tjetër”, – thuhet në njoftimin e FFK-së. Ndërkohë, FFK ka njoftuar se ndeshjet e Kupës së Kosovës do të zhvillohen sipas orarit të përcaktuar më herët