AbanianSport.net 27.12.2014 17:05
ASNN – Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Shala, u takua me kryetarin e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Xhavit Mustafën, me të cilin biseduan për arritjet e deritashme, si dhe sfidat në të ardhmen të volejbollit të Kosovës. Kryetari i FVK-së e njoftoi ministrin Shala për veprimtaritë dhe garat që realizon dhe organizon federata. Po ashtu, kryetari Mustafa e informoi ministrin Shala për inkuadrimin e ekipeve të reja në FVK, që janë bërë pjesë e garave.
Mustafa theksoi se për FVK-në është prioritet masivizimi i këtij sporti dhe ngritja e cilësisë. Po ashtu, ai theksoi se tashmë, pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, është lehtësuar rruga për ndërkombëtarizimin e plotë të volejbollit të Kosovës në Federatën Evropiane dhe atë Botërore. Ndërkaq, Ministri i ka përgëzuar drejtuesit e FVK-së për punën dhe sukseset e arritura.
Ai kërkoi angazhim edhe më të madh drejt avancimit të këtij sporti për brenda vendit dhe në ndërkombëtarizimin e tij. Ai shprehu gatishmërinë e tij për ta ndihmuar FVK-në në çdo rrafsh, duke u nisur nga ngritja e kapaciteteve të brendshme administrative, punën me gjeneratat e reja, ndërsa ai inkurajoi kryetarin Mustafa që të ketë gara sa më cilësore dhe prezantim konkurrent edhe jashtë vendit.