Kosovë / MKRS-Komuna, 3 milionë € për rinovimim e Stadiumit të Prishtinës

Share Button

Stadiumi-i-Prishtines

AlbanianSport.com 24.08.2015 12:55

ASNN – Një investim prej 3 milionë eurosh i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Prishtinës, pritet ta kthejnë stadiumin e kryeqytetit të Kosovës në një stadium të standardeve bashkëkohore, të përshtatshëm për të pritur ndeshje ndërkombëtare. Ky projekt parashikohet të finalizohet gjatë vitit 2016, shkruajnë mediat e Prishtinës.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Prishtinës nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit lidhur me rinovimin tërësor të Stadiumit të Qytetit të Prishtinës. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm ministri Kujtim Shala, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, si dhe zv/presidenti i klubit të futbollit “Prishtina”, Ahmet Kurtolli.

Memorandumi i nënshkruar parashikon një investim të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës së Stadiumit të Prishtinë. Projekt në përgjithësi ka vlerën e rreth 3 milion eurosh, 75% e të cilave janë investime të MKRS-së, ndërkaq 25% të Komunës së Prishtinës dhe parashikohet të finalizohet gjatë vitit 2016. Ministri Shala e vlerësoi këtë moment si një ngjarje tejet të rëndësishme për sportin e Kosovës.

Ngjarje e rëndësishme sidomos për kryeqytetin, meqë me Komunën e Prishtinës po investohet në përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës së Stadiumit të Prishtinës dhe në arritjen e standardeve ndërkombëtare. Ndërkaq, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri falënderoi ministrin Shala dhe kryetarin e Komunës, Ahmeti, për bashkëpunimin.

Ai shtoi se në këtë stadium prej se ekziston nuk janë bërë investime të tilla, prandaj ky është një moment historik. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u shpreh se ky investim është i domosdoshëm dhe ndihmon dukshëm në përmirësimin e infrastrukturës në Stadiumin e Prishtinës, që të jetë i gatshëm për gara ndërkombëtare, sidomos tani kur futbolli i Kosovës pritet të pranohet në organizmat ndërkombëtarë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh