Kosovë / Ministri Shala: 500,000 € për rinovimin e Stadiumit të Prishtinës

Share Button

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

AlbanianSport.com 09.01.2015 19:55

ASNN – Rinovimi i shumëpritur i stadiumit të kryeqytetit të Prishtinës, Kosovës, do të nisë shumë shpejt. Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, Ministri i Sportit, Kujtim Shala, konfirmoi investimin e 500 mijë eurove në këtë stadium, ku është mirëpritur nga drejtuesit e FC Prishtinës, klub ky që e shfrytëzon këtë arenë sportive. Vizita e Shalës bërë stadiumit bëri që te bardhekaltrit të rikthehet shpresa se do të vijnë ditë më të mira për futbollin.

Ministria e Sportit e ka hapur kuletën dhe është shprehur e gatshme të investojë në stadiumin e kryeqytetit. Ministri, Kujtim Shala, ia ka bërë një vizitë, të enjten, stadiumit që e shfrytëzon klubi më i madh në Kosovë, duke i vizituar një nga një dhomat, zyrat dhe fushën. Ndër të tjera, ai ka premtuar se institucioni të cilin e drejton, do t’i investojë 500 mijë euro këtë vit, në rinovimin e stadiumit. Por, Shala ka kërkuar nga drejtuesit e klubit bardhekaltër që të bisedojnë me krerët e Komunës së Prishtinës.

Sipas tij, të dyja palët, klub dhe komunë, duhet të mundohen ta përgatisin bashkërisht projektin e investimeve deri në muajin mars, për t’i nisur atëherë punimet. “Jam takuar me Shpendin (Ahmetin), me të cilin kam biseduar për stadiumin kombëtar dhe për atë të Prishtinës, – ka thënë Shala, gjatë vizitës që bëri në stadium, ku u prit nga krerët e klubit kryeqytetas. – Ne jemi të gatshëm t’i investojmë 500 mijë euro për këtë stadium. Do ta shohim se ku ka nevojë më shumë të investohet.”

“Ju duhet të bisedoni me drejtuesit e Komunës dhe ta përgatisni projektin deri kah muaji mars dhe më pas mund t’ia nisim punës”, – ka shtuar Ministri. Gjithashtu, ai ka premtuar se në muajin qershor do të rishqyrtohet buxheti dhe se ka mundësi që kjo shifër të rritet, ndërsa është zotuar se edhe vitin tjetër do të ketë investime në këtë stadium. Drejtuesit e FC Prishtinës e kanë mirëpritur ngrohtësisht ministrin Kujtim Shala. Vizitën e tij, bardhekaltrit e konsideruan të veçantë dhe shumë shpresëdhënëse, pasi ndiheshin të lënë pas dore.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh