AlbanianSport.com 23.10.2014 15:20
ASNN – Komiteti Olimpik i Kosovës është pranuar anëtare me të drejta të kufizuar e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Ky ka qenë vendimi i djeshëm i Komitetit Ekzekutiv të IOC-së, ndërsa tashmë i hapet rruga përfaqësimit si shtet jo vetëm në Lojërat Olimpike, por dhe në të gjitha federatat e tjera.
Ajo që është më kryesorja është pranimi i Kosovës në FIFA, që do të thotë se në kualifikueset e ardhshme do të jetë si të gjitha kombëtaret e botës. Lajmin për pranimin e KOK-ut në IOC e konfirmoi edhe Ministri i Sportit, Memli Krasniqi, përmes një postimi në “Facebook”.
“Me kënaqësinë më të madhe dhe me gëzim e emocione të papërshkrueshme, kam nderin t’ju njoftoj se me Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, sapo morëm lajmin që Komiteti Olimpik i Kosovës është pranuar si anëtar i përkohshëm në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Urime sportistëve tanë. Urime mbare Kosovës”, – shkroi Krasniqi.