Kosovë / Me basketbollin të dorëzuar, hendbolli & volejbolli vazhdojnë betejën

Share Button

AlbanianSport.com 02/05/2020 23:55

ASNN – Tanimë duket se është bërë një çështje që luftën e fitojnë ata që qëndrojnë deri në fund në fushën e betejës. E teksa basketbolli tashmë e ka anuluar sezonin 2019-2020, për shkak të përhapjes së epidemisë së koronavirusit, tri sporte të tjera kolektive të mëdha në Kosovë nuk po e mendojnë një gjë të tillë. Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, futbolli, hendbolli dhe volejbolli po synojnë vazhdimin e veprimtarive, që janë pezulluar që nga data 13 mars, me vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Muajin e shkuar, Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), mori vendimin për të anuluar edicionin aktual në Superligën e meshkujve dhe të femrave, duke mos shpallur as “kampionet” përkatëse. Por, ndryshe nga FBK-ja, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) dhe Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) janë të vendosura për të vazhduar dhe për ta përmbyllur edicionin e pezulluar në mesin e muajit mars.

FFK-ja ka përpiluar një plan për rifillimin e kampionatit, kurse edhe FHK-ja dhe FVK-ja kanë bërë të ditur se ditët në vijim do të dalin me planet dhe sistemin për rinisjen e garave. Prej këtij muaji, masat e bllokimit pritet të lirohen, pasi Ministria e Shëndetësisë së Kosovës e konfirmoi një gjë të tillë. MSH-ja të enjten njoftoi se “hapja selektive e veprimtari sportive” është në fazën e tretë, që fillon më datën 1 qershor”.

Përderisa MSH-ja nuk parashikon veprimtari sportive këtë muaj, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK). Synimi i FFK-së është që këtë muaj të rifillojë me garat tashmë të pezulluara. Më 23 e 24 maj synohet të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, kurse më 30 maj të nisin ndeshjet e kampionatit.

Madje FFK-ja ka thënë se të gjitha ndeshjet do të luhen pa shikues dhe nën masa të rrepta sigurie. Të enjten është mbajtur mbledhja e Komiteti Ekzekutiv të FFK-së, që unanimisht ka vendosur për rifillimin e kampionatit, duke përpiluar një pasqyrë të kalendarit të ndeshjeve të mbetura. Sipas njoftimit të FFK-së, kalendari është në koordinim të plotë me kërkesën e UEFA-s për përfundim të edicionit deri më 20 korrik.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh