Kosovë / KOK & FBOXK, letër AIBA-s: Shpalleni Sadikun “kampione nderi”

Share Button

AlbanianSport.com 19/11/2018 22:55

ASNN – Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe presidenti i Federatës së Boksit të Kosovës, Ramadan Selimi, i janë drejtuar Federatës Ndërkombëtare të Boksit Amator (AIBA), me rastin e diskriminimit të boksieres Donjeta Sadiku, të cilës iu mohua pjesëmarrja në Kampionatin Botëror, që u po mbahet në Indi. Sadikut dhe ekipit të saj nuk iu dha viza hyrëse nga Qeveria e Indisë, pavarësisht se ajo kishte pasaportë të Shqipërisë, me arsyetimin se India nuk e njeh shtetin e Kosovës.

“Nëse vërtetë Presidenti i AIBA-s dhe EUBC-së janë ndier vërtetë të dëshpëruar, është koha tani të shpallin këtë kampionat botëror të pavlefshëm”, – thuhet në fillim të letrës së përbashkët të KOK-ut dhe FBOXK-it. Në letrën dërguar AIBA-s iu kujtohet mosdhënia e vizës për Donjetën edhe një vit më parë në botërorin e të rejave, që u mbajt pikërisht në Indi. Dallimi ishte se herën e parë ajo kishte vetëm pasaportën e Kosovës, e cila u dha arsye nga Qeveria e Indisë, ndërsa tani ajo ishte e pajisur me pasaportën e Shqipërisë.

“Nëse vërtetë mendoni se “politika dhe sporti nuk duhet të përzihen në asnjë mënyrë”, pse nuk reaguat në mënyrë të njëjtë disa vjet më parë gjatë Kampionatit Botëror në Armeni, kur Qeveria e Armenisë ndaloi hyrjen e delegacionit të Kosovës në Armeni? -thuhet më tej në reagim. – Vetëm kur AIBA ia bëri të qartë kryeministrit të Armenisë se Botërori nuk do të hapet pa delegacionin e Kosovës, ai dha urdhër për të lejuar hyrjen e delegacionit të boksit të Kosovës në Armeni, pas më shumë se 30 orë pritje në zonë neutrale!”.

“Për herë të dytë brenda një viti një nga boksieret tona më të mira, Donjeta Sadiku, me nivel ndërkombëtar dhe ambicie për të fituar titullin e botës, u diskriminua nga India, ndërsa AIBA vetëm “shikoi” se si ‘fëmija’ i tyre u diskriminua, – vijojnë dy drejtuesit e sportit në Kosovë. – Nëse e konsideroni Donjetën si anëtare, ju duhet ta trajtoni ekzaktësisht si vajzën tuaj dhe duhet të reagoni ashtu si ju kërkon të qenit në pozita drejtuese”.

“Nëse jeni të shqetësuar thellësisht dhe nëse e besoni thellësisht se asnjë boksier nuk duhet të ndikohet nga vendimet politike, përderisa provojnë të arrijnë ëndrrën e garimit në nivel ndërkombëtar, ju duhet ta shpallni Donjetën “Kampione nderi në botë për vitin 2018”, për të dyja kampionatet në Indi, – propozojnë ata. – AIBA duhet t’i garantojë ftesën e saj për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, sepse AIBA nuk arriti të garantojnë mundësinë e saj të barabartë në dy kampionate botërore. Ju e dini se Donjeta është nënkampione e botës dhe nënkampione e Evropës për të reja!”

AIBA reagoi ditë më parë, duke shprehur dëshpërimin me mospjesëmarrjen e Donjeta Sadikut në botërorin e Indisë, duke shprehur edhe kërkim falje për Federatën e Boksit të Kosovës, gjë që sipas KOK dhe FBOXK, vetëm një deklarim i tillë nuk mjafton. “Të shpallet Donjeta “Simbol i drejtësisë” dhe të jetë boksierja e fundit e AIBA-s, që ka qenë viktimë e diskriminimit nga kushdo!”, – përfundon letra Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, dhe presidenti i Federatës së Boksit të Kosovës, Ramadan Selimi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

AlbanianSport.com 14/11/2024 22:10 ASNN – Trajneri i Kosovës, Franko Foda dhe mesfushori Elvis

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh