AlbanianSport.com 26.05.2015 15:15
ASNN – Ekipi i basketbollit të meshkujve të Pejës ka marrë vendim pas përjashtimit që i bëri Federata e Basketbollit të Kosovës nga ETC Superliga. Klubi njoftoi se ka bërë ankesë në adresë të FBK-së, duke kërkuar ndryshimin e vendimit të mëparshëm me përjashtim.
“KB PEJA ka shfrytëzuar të drejtën dhe ka paraqitur ankesë sipas afatit ligjor, në adresë të Federatës së Basketbollit të Kosovës lidhur me vendimin e Komisionit Disiplinor të datës 21.05.2015, – shkruan klubi verdhezi në njoftimin e vet. – Ankesa do të bëhet publike pas shqyrtimit në Komisionin e Arbitrazhit në FBK.”
“Për të gjitha vendimet do t’ju njoftojmë në kohë. KB PEJA ju falënderon për mbështetjen dhe interesimin e shfaqur gjatë këtyre ditëve”, – përfundon njoftimi i klubit pejan të basketbollit.