AlbanianSport.com 19.01.2015 21:55
ASNN – Një tjetër lajm i mirë për sportin e Kosovës. Federata e Xhudos së Kosovës zyrtarisht është pranuar në Federatën Evropiane. FKK, përmes një njoftimi dërguar mediave, ka bërë të ditur se presidenti i Federatës Botërore të Karatesë dhe asaj Evropiane, përmes një letre, ka konfirmuar pranimin e Federatës së Karatesë së Kosovës në familjen evropiane.
“Sot, në adresë të FKK arriti letër konfirmimi nga presidenti i FBK-së si dhe asaj evropiane se Federata e Karatesë e Kosovës është pranuar edhe në Federatën Evropiane të Karatesë”, – është thënë në njoftimin e FKK-së. Sipas këtij njoftimi, karateistët tanë tani e tutje do të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet zyrtare të këtij institucioni të rëndësishëm ndërkombëtar.