AlbanianSport.com 06.02.2016 18:55
ASNN – Në këtë edicion të Superligës së Kosovës në Basketboll për Meshkuj, Peja ka dalë superiore në duelet me SIGAL Prishtinën, por, i cituar nga mediat vendase para ndeshjes së radhës që i pret këto dy skuadra, trajneri i pejanëve, Branimir Paviq, ka thënë se kësaj here bardhekaltrit janë favoritë.
SIGAL Prishtina dhe Peja do të përballen të dielën në Prishtinë dhe kjo ndeshje “derbi” e vlefshme për javën e 18-të të Superligës së Kosovës nis në orën 19:00. Gjatë këtij edicioni, Peja është treguar më e fortë se SIGAL Prishtina, pasi në 3 përballjet e deritanishme midis tyre, përfshirë edhe atë të Superkupës, ka shënuar po aq fitore.
Në fakt, Peja është skuadra e vetme që nuk njeh për humbje në kampionatin e Kosovës pas 15 ndeshjeve të zhvilluara. Pejanët kryesojnë renditjen, me 30 pikë të mbledhura, duke lënë pas vetes SIGAL Prishtinën me pesë pikë më pak. Në total, Peja ka vetëm dy humbje dhe që të dyja i ka përjetuar në Ligën Ballkanike, të fundit të martën mbrëma në “Karagaç” nga Levski 2014.
Superliga e Kosovës
Basketboll – Meshkuj
Java e 18-të:
Të shtunën:
Bashkimi – K. Prishtina (19:00)
GE Ylli – Vëllaznimi (19:00)
Të dielën:
SIGAL Prishtina – Peja (19:00)
Renditja
Nr. Skuadra Ndeshje Pikë
- Peja 15 30
- SIGAL Prishtina 14 25
- Bashkimi 14 23
- Trepça 15 23
- GE Ylli 14 18 (-1)
- Vëllaznimi 15 18
- K. Prishtina 15 15