AlbanianSport.com 28/09/2021 20:40
ASNN – Do të luajë në dy ndeshjet e radhës kundër Kosovës dhe Greqisë. Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç është përfshirë në listën e lojtarëve të Suedisë, që trajneri Jan Anderson ka grumbulluar për ndeshjet me Kosovën dhe Greqinë.
Të martën, Andersoni ka publikuar listën prej 25 futbollistëve për ndeshjet e muajit të ardhshëm që Suedia do të luajë në kuadër të Eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Suedia i luan të dyja ndeshjet në shtëpi, në Stadiumin “Solna Arena”. Më 9 tetor 2021 përballet me Kosovën, ndërsa tri ditë më vonë me Greqinë, në kuadër të Grupit B të këtyre Eliminatoreve.
Ajo që ka rënë në dy në listën e Anderssonit është rikthimi i Ibrahimoviçit, i cili nuk ka luajtur që nga muaji mars për Suedinë për shkak dëmtimi. Në fakt, “Ibra” pati luajtur në duelin e luajtur në Prishtinë kundër Kosovës, të cilin suedezët e patën fituar me rezultatin 3-0.