AlbanianSport.com 30.01.2014 11:45
ASNN – Hajvalia, skuadra kosovare e cila po vazhdon periudhën përgatitore të dimrit në Durrës, nuk i ka ndalur miqësoret e saj. Pasi ka luajtur me Naftëtarin, Orikumin, Besën dhe Lushnjën, tashmë ka vendosur që sot të jetë përballë Tomorit.
Madje dje Hajvalia ka fituar dhe ndaj Luzit 2008, 3-2, teksa për kosovarët kanë shënuar Neziri, Ahmeti dhe Ramadani. Për beratasit duket se do të jetë miqësorja e fundit në prag të nisjes së pjesës së dytë të sezonit në Kategorinë e Parë.
Më 7 shkurt 2015, Tomori do të presë Sopotin. Por kjo ndeshje mund të jetë e fundit dhe për Hajvalinë, e cila pas dy javësh përgatitjesh në Durrës duket se do t’i japë fund asaj për t’u kthyer në Kosovë.
Gjithsesi Tomori-Hajvalia do të jenë përballë njëra-tjetrës sot në Berat.