AlbanianSport.com 01.10.2014 15:20
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, basketbollisti i Pejës, Drilon Hajrizi, mendon se skuadra e tij do të jetë një nga ekipet serioze në garën për titullin “kampion”. Basketbollisti mitrovicas luan sezonin e dytë tek pejanët.
Hajrizi ka thënë se është i kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve për edicionin e ri të Superligës së Kosovës. Ai thotë se është i kënaqur me punën që po bëhet në përgatitje. Hajrizi beson se Peja me kohë do të jetë e gatshme për kampionatin e ri.
“Jemi në përgatitje intensive para fillimit të kampionatit, – ka thënë ai për “KosovaPress”. – Jemi në ndërtimin e fundit të skuadrës. Kemi disa lojtarë të sapoardhur dhe ju duhet kohë që të përshtaten.”
“Por besoj se shumë shpejt do të përshtaten dhe do të jemi të gatshëm për sfidat e reja”, – ka shtuar Hajrizi. Ai ka folur edhe për objektivat e Pejës në kampionatin e ri. Hajrizi beson se me disa përforcime, Peja do të jetë skuadër e denjë në garën për titullin “kampion” në Kosovë.