Kosovë / Gjysmësezoni i parë i futbollit, kush zhgënjeu & kush suprizoi

Share Button

superliga-e-kosoves-vala

AlbanianSport.com 11.12.2016 19:45

ASNN – Pjesa e parë e sezonit në futbollin kosovar u mbyll të enjten, pas 17 javësh të zhvilluara dhe skuadrat do të pushojnë afro tre muaj, ndërsa ato i pret më pas një pranverë e “nxehtë”, ku synimi kryesor do të jetë titulli “kampion”, i cili dërgon në Ligën e Kampionëve, por edhe Kupa e Kosovës, e cila çon në Ligën e Evropës.

Po ashtu, interesant pritet të jetë edhe lufta për t’u ikur vendeve të fundit, të cilat dërgojnë në Ligën e Parë të Kosovës. Sa i përket vjeshtës, ajo solli plot befasi, për të mirë dhe për të keq. Skuadrat favorite dhe ata që u riorganizuan dhe investuan nuk i përligjën 100 % pritshmëritë, ndërsa pati prej tyre që befasuan për të mirë.

AlbanianSport.com ju sjell këtu një përmbledhje të gjysmës së parë të sezonit, të përgatitur nga gazeta “Zëri” e Kosovës:

 

Trepça ’89 “IN”, Drita “OUT”

 

Trepça ’89 ishte “sensacioni” i pjesës së parë të sezonit. Skuadra e trajnerit Veton Çitaku i befasoi të gjithë duke e mbyllur si “kampione e dimrit”. 12 fitore, 3 barazime e 2 humbje ishin statistikat mbresëlënëse të mitrovicasve, të cilët i lanë të gjithë gojëhapur. Për të mirë, befasoi edhe Llapi, i cili e mbylli gjysmën e sezonit si nënkampion simboli.

E pa dyshim, dështimi i sezonit ishte Drita. Skuadra gjilanase ishte njëra prej më të organizuarave, pasi pranoi donatorë të rinj dhe mjaft seriozë, por që në fushë gjërat nuk shkuan si duhet. Gjilanasit gjenden në pozitën e 10-të me 14 pikë, me shpresën që në pranverë do të ngrihen në tabelë.

 

Prishtina, Feronikeli e Besa, shpresat në pranverë

 

Tre favoritët për titull, Prishtina, Feronikeli dhe Besa, nuk i përligjën 100 % pritshmëritë. Fituesja në fuqi i Kupës dhe i Superkupës përfundoi në vendin e 3-të, me 35 pikë, kampionia në fuqi, në atë të 4-t, me 33 pikë, kurse pejanët në të 5-tin, me 25 pikë. Të tria skuadrat bënë “hapa fals” që u kushtuan në fund, por do të shpresojnë që në pranverë t’i përmirësojnë gabimet dhe ta kërkojnë titullin, sidomos prishtinasit dhe drenicasit, pasi pejanët kanë ngecur paksa më shumë.

 

Rekordet e Trepça ’89-shit

 

Trepça ’89 i ka thyer të gjitha rekordet këtë pjesë të edicionit. Mitrovicasit e kishin një vazhdë prej 11 ndeshjesh pa humbje, gjë që nuk iu kishte ndodhur asnjëherë më parë. Madje, “Xehetarët” u treguan të frikshëm në fushë duke pësuar vetëm dy humbje në 9 ndeshje.

 

Hajvalia, me të rinjtë

 

Hajvalia ishte “faqja më e zezë” e kampionatit. Nënkampionia në fuqi hyri në këtë sezon me probleme financiare, të cilat rezultuan me bojkotin e lojtarëve të ekipit të parë në javët e fundit dhe aktivizimin e të rinjve, të cilëve iu desh të luanin për ekipin e parë prishtinas.

 

Oto Xhon, “sensacioni” i kampionatit

 

E pa dyshim, “sensacioni” më i madh i pjesës së parë të kampionatit ishte Oto Xhon. Futbollisti afrikan e udhëhoqi Trepçën ’89 drejt sukseseve me 11 golat e shënuar në gjysmën e sezonit, shifër e cila nuk ishte arritur në vitet e fundit nga asnjë futbollist.

 

Rikthimi i yjeve

 

Në vjeshtë u rikthyen në futbollin kosovar, e më konkretisht tek FC Prishtina, disa yje të futbollit. Armend Dallku, Debatik Curri dhe Ahmed Januzi, e hijeshuan futbollin kosovar me praninë e tyre, pasi bëhet fjalë për tre ish-përfaqësues të Kombëtares shqiptare, që bënë karrierë jashtë vendit.

 

Llapi nuk e njeh humbjen për 8 javë

 

Llapi është treguar skuadra më e suksesshme në gjysmën e dytë të pjesës së parë të sezonit. Kjo skuadër nuk ka pësuar humbje prej 8 javësh.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh