AlbanianSport.com 23.09.2014 15:15
ASNN – Sipas mediave kosovare në Internet, të dielën është zhvilluar në Prishtinë gjysmë Maratona nën moton “Të vrapojmë për një dëshirë”. Në fakt ka qenë Dita Ndërkombëtare e Paqes, ndërsa kjo garë tashmë është bërë tradicionale dhe për të tetën herë më radhë organizohet nga organizata joqeveritare “Olimpi” dhe Federata Atletike e Kosovës.
Kjo garë është mbështetur edhe nga Ministria e Sportit të Kosovës dhe Kuvendi Komunal i Istogut. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë mbi 350 garues në të gjitha kategoritë, por edhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Istogut.
Edhe kësaj radhe më të dalluarit në disiplinat kryesore në 13 kilometra, si edhe vitin e shkuar dolën, Luljeta Shala anëtare e Llapit të Podujevës dhe Suad Kryeziu përfaqësues i Klubit Rogana të Kamenicës.