AlbanianSport.com 15.01.2016 15:20
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat, mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Enis Alushi, ka nisur bisedimet me skuadrën gjermane të St. Paulit, që garon në Bundesliga e 2-të për zgjatjen e kontratës.
Bisedimet kanë nisur të enjten, njofton “abendblatt.de”. Ish-mesfushori i disa skuadrave gjermane, me St. Paulin ka kontratë deri në qershor të këtij viti, por dëshiron të mbetet në këtë skuadër.
Ai këtë edicion ka kontribuar me dy pasime për gol në 13 paraqitje. Ditë më parë Alushi u shpall “Futbollisti Më i Mirë i Vitit 2015” në Kosovë, në ceremoninë e organizuar nga FFK-ja.