Kosovë / Edhe Roberto Donadoni, kandidat për trajner të “Dardanëve”

Share Button

AlbanianSport.com 18/10/2021 20:10

ASNN – Ish-futbollisti i njohur italian është emri më i fundit që përflitet për stolin e “Dardanëve”. Ndonëse nuk ka ende një kandidaturë zyrtare, vijojnë spekulimet në mediat rreth emrit të ri të trajnerit të ri të përfaqësueses së Kosovës. Dhe, së fundi, nga mediat e Prishtinës mësohet se trajneri i njohur italian, Roberto Donadoni ka shprehur interesim ta drejtoj përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Madje mediat raportojnë se Federata e Futbollit të Kosovës, (FFK) tashmë është në bisedime me 58-vjeçarin e lindur në Bergamasko të Italisë.

Në fakt, pas një karriere të suksesshme si futbollist me Milanin, por edhe me Italinë përgjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit të mijëvjeçarit të shkuar, ai ka bërë edhe detyrën e trajnerit në dy dhjetëvjeçarët e parë të mijëvjeçarit të ri, kryesisht në Itali, duke arritur kulmin me dyvjeçarin 2006-2008, kur ai drejtoi përfaqësuesen axurre. Një tjetër italian dhe një njohje e vjetër e futbollit në trevat shqiptare, Xhovani de Biazi, që kryen hëpërhë detyrën e trajnerit të Azerbajxhanit, është vetëofruar për stolin e përfaqësueses së Kosovës.

Ai ka natyrisht si referencë suksesin e tij në krye të Kombëtares kuqezi, të cilën e udhëhoqi drejt fazës finale të Evropianit “Francë 2016”. Më së fundi, edhe Aleksandër Frai është përfolur si kandidaturë e mundshme për të qenë trajneri i ardhshëm i Kosovës. Krahas shumë emrave për të marrë postin e skuadrës së “Dardanëve”, kandidati i radhës mund të jetë pikërisht ish-futbollisti i njohur. Kështu ka shkruar të premten gazeta zvicerane “Blick”. 42-vjeçari Frai është hëpërhë trajner i skuadrës së FC Vilit, që militon në kategorinë e dytë të futbollit zviceran.

Më herët ka udhëhequr skuadrat e grupmoshave të reja të Bazelit, për t’u bërë trajner i përkohshëm i ekipit të parë të Baselit në vitin 2018. Ende nuk ka asnjë reagim nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), e cila, mesjavën e shkuar, ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e përfaqësueses, Bernard Shalondë. Të martën e shkuar, Kosova u mund 1-2 në Prishtinë nga Gjeorgjia, duke pësuar humbjen e 5-të në këto Eliminatore dhe duke zbritur në vendin e fundit të renditjes së grupit B të Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2021”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh