AlbanianSport.com 04.02.2016 10:05
ASNN – Bashkimi ka nisur me humbje fazën e dytë të Ligës Ballkanike në Basketboll për Meshkuj (BIBL). Skuadra prizrenase pësoi një humbje në sekondat e fundit nga Teodo, me shifrat 68-69.
Teksa ishin edhe dy sekonda lojë dhe kryesonte, Bashkimi gaboi në mbrojtje dhe Gjurishiq shfrytëzoi rastin për t’i siguruar fitoren mysafirëve. Ndeshja u zhvillua në kuadër të Grupit C, në të cilin janë edhe Beroe e Mornari.
Kështu, skuadra prizrenase ka qenë e pafat në ndeshjen kundër KK Teodos, duke humbur takimin në sekondat e fundit me një pikë diferencë 68-69. Ndeshja nga fillimi e deri në fund ka qenë e barabartë.
Por skuadra mysafire e bëri diferencën në sekondat e fundit. Te Bashkimi, më i dalluari ishte Uoller, me 22 pikë, i ndjekur nga Granit Rugova me 14 pikë të realizuara.