AlbanianSport.com 03.03.2017 11:15
ASNN – Valentina Limani është 20 vjeçe dhe luan për përfaqësuesen e futbollit të femrave të Kosovës, ndërsa vëllai i saj, Gentriti, 16 vjeç, luan për përfaqësuesen e Nën-19-vjeçarëve të Kosovës. Të dy bëjnë karrierë në Gjermani.
Sipas mediave të Prishtinës, ata kanë edhe shumë të përbashkëta, ndër të tjera numrin që mbajnë në fanellë dhe dashurinë për ngjyrat e Kosovës. Valentina ka marrë fanellën me numrin 10 te përfaqësuesja e të rriturave të Kosovës në futboll.
Fanella me numrin më të lakmuar në futboll i është dhënë edhe Gentritit, te përfaqësuesja e Nën-19-vjeçarëve të Kosovës në futboll. Në pamje të parë, këtu, nuk ka asgjë e veçantë, sikur të mos bëhej fjalë për motër e vëlla.
Valentina e Gentrit Limani me gjasë janë të parët ose ndër të parët vëlla e motër që në të njëjtën kohë janë pjesë e përfaqësueseve të Kosovës në futboll. Vlerësohet se kanë të ardhme të ndritur, ndërsa karrierën janë duke e zhvilluar në Gjermani.