Kosovë / Caktohen 15 bursistët olimpikë, më 4 janar 2015, nënshkrimi

Share Button

Kosove-mkrs-logo

AbanianSport.net 27.12.2014 11:35

ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat sportive kosovare në Internet, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), bazuar në kriteret e Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, sipas propozimeve të Federatave Sportive Olimpike të Kosovës, të sporteve individuale, ka përzgjedhur Ekipin Kombëtar Olimpik të Kosovës, në përbërje të së cilës janë sportist të Komunave të ndryshme të Kosovës.

Në zyrën e KOK u bë nënshkrimi solemn i Memorandum bashkëpunimi midis KOK-ut dhe kryetarëve të Komunave nga vijnë anëtaret e Ekipit Olimpik “RIO 2016”. Në KOK ishte i pranishëm kryetari i KK të Fushë-Kosovës, Burim Berisha dhe përfaqësuesja e KK Prishtinës, për Rini, Kulturë dhe Sport, Saranda Bogujevci, ku nënshkruan memorandumin me kryetarin e KOK-ut, Besim Hasanin.

15 sportistë që do të marrin bursë olimpike nga 500 dollarë: Prishtinë – Lum Zhaveli, Rita Zeqiri (not); Fushë Kosovë – Erendita Gërguri (taekuondo); në Ferizaj – Qëndrim Guri (çiklist); në Pejë – Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Letrime Krasniqi (xhudo); në Viti – Urata Rama, Lumturie Rama (shenjëtari); në Dardanë – Musa Hajdari e Vijona Kryeziu (atletikë); në Drenas – Hazir Asllani (shigjetari); në Prizren Armend Xhoxhaj (boks) e Kastriot Sedolli (mundje).

Hasani tha se pas 4 janarit 2015 pritet një përfaqësues i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, i cili do të vijë në Prishtinë që të nënshkruajë kontratë me secilin nga këta sportistë që përfitojnë bursë olimpike. Dhe të 15 bursistët janë të angazhuar për t’u kualifikuar me normë për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, ndonëse mbetet për t’u parë sesa prej tyre do ta arrijnë realisht një gjë të tillë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

Basketboll – Femra / Mbyllet java e 7-të, Tirana thyen Flamurtarin

Basketboll – Femra / Mbyllet java e 7-të, Tirana thyen Flamurtarin

AlbanianSport.com 05/03/2024 20:50 ASNN – Basketboll, Liga Unike zhvillon javën e 7-të të saj, përballja

(Video) Volejboll – Meshkuj / Tomori: Sezoni sa vjen e vështirësohet

(Video) Volejboll – Meshkuj / Tomori: Sezoni sa vjen e vështirësohet

AlbanianSport.com 05/03/2024 13:35 ASNN – Triumfi  i Partizanit, flet “arkitekti” Tomori. Trajneri

(Video) Volejboll / Bego: Nuk do të tolerojmë për asnjë trofe këtë sezon

(Video) Volejboll / Bego: Nuk do të tolerojmë për asnjë trofe këtë sezon

AlbanianSport.com 04/03/2024 19:35 ASNN – “Skënderbeu, për të gjitha trofetë”. Kapitenia e korçareve

Volejboll – Femra / Skënderbeu, “padronia absolute” e turneut mbarëkombëtar

Volejboll – Femra / Skënderbeu, “padronia absolute” e turneut mbarëkombëtar

AlbanianSport.com 03/03/2024 21:35 ASNN – Skënderbeu nuk e lëshon Ligën “Gjergj Kastrioti”, e fiton

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh