AlbanianSport.com 07.01.2017 19:50
ASNN – Komuna e Prishtinës nuk ka të dhëna se në cilin vit janë shuar klubet, por pasi detyroi ato gjatë vitit 2016 t’i nënshtrohen procedurës së regjistrimit, duke nxjerrë si kriter bazë pjesëmarrjen në gara, nxori shifrën prej 89 klubeve sportive, shkruan e përditshmja e njohur e Kosovës, “Koha Ditore”.
Shumë prej klubeve dyshohet se nuk kishin aktivitet të mirëfilltë, por ishin të regjistruara në Komunë për të përfituar subvencione nga fondi i sportit. Për shembull, Klubi i Futbollit të Sallës “Gashi” ka dy vite që e ka pushuar aktivitetin e tij. Por, “Gashi” nuk është klubi i vetëm sportiv që ka ndjekur këtë rrugë të dhimbshme.
Prej 139 klubeve të sporteve të ndryshme që ishin të regjistruara në Komunën e Prishtinës, deri në vitin 2016, 50 prej tyre kanë pushuar së qeni tërësisht apo kanë pushuar aktivitetin për një periudhë kohe. Në listën e freskuar gjatë gjysmës së parë të 2016-ës, figurojnë 89 klube të regjistruara në sektorin e sportit të Komunës së Prishtinës.
Komuna nuk ka të dhëna se në cilin vit klubet kanë pushuar së qeni, por, pasi detyroi ato gjatë vitit 2016 t’i nënshtrohen procedurës së regjistrimit, duke nxjerrë si kriter bazë pjesëmarrjen në gara, nxorri shifrën prej 89 klubeve sportive. Shumë prej klubeve dyshohet se nuk kishin aktivitet të mirëfilltë, por ishin të regjistruara në Komunë për të përfituar subvencione nga fondi i sportit.