AlbanianSport.com 08.12.2016 20:45
ASNN – Besim Hasani ka njohur edhe kandidatin kundërshtar për postin e kryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).
Hasani e Jeton Beqiri janë dy kandidatët e vetëm që kanë paraqitur kandidaturën për të parin e shtëpisë olimpike kosovare, shkruajnë sot mediat e Prishtinës.
Por, garë dukshëm më e madhe është për postet e nënkryetarëve dhe anëtarëve të Bordit ekzekutiv të KOK-ut.
Për katër postet e nënkryetarit, që do të zgjidhen me vota të delegatëve, të mërkurën kur edhe ka qenë afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave, janë paraqitur 7 kandidatë, e midis tyre edhe ministri i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.
Për 6 vendet e anëtarit ekzekutiv të KOK-ut, janë paraqitur 19 kandidatë.