Kosovë / 2016-ta, viti i vulës së ndërkombëtarizimit të sportit kosovar

Share Button

Kosova-Flamuri-valevitet

AlbanianSport.com 30.03.2016 16:10

ASNN – Viti 2016 është mjaft i rëndësishëm për Kosovën sa i përket ndërkombëtarizimit të sportit të saj, pasi gjatë këtij viti pritet të konkretizohet në fillim të majit pranimi i shumëpritur në UEFA dhe FIFA. Në të njëjtën kohë, pas pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike Evropiane, që u mbajtën në 2015-ën në Baku, pjesëmarrja në Olimpiadën e Brazilit është padyshim vula e ndërkombëtarizimit të sportit kosovar.
Pranimi i shumëpritur në UEFA dhe FIFA, që pritet të konkretizohet në fillim të majit dhe Lojërat Olimpike të verës, që do të mbahen në Brazil, do të jenë dy etapat madhore që do të përmbyllin edhe procesin e ndërkombëtarizimit të plotë të sportit të Kosovës. Këto janë edhe dy pengesat e fundit drejt njohjes së plotë të Kosovës si një shtet edhe në sport.
Kosova pritet të pranohet në UEFA më 3 maj, në Kongresin e kësaj të fundit, duke e kompletuar kështu ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar, që ende shpreson të debutojë zyrtarisht në garat ndërkombëtare që në Eliminatoret e Botërorit 2018, që do të mbahet në Rusi. Ndërkohë, ajo që ka qenë padyshim “lokomotiva” e sportit kosovar, xhudistja Majlinda Kelmendi, është favorite që ta kurorëzojë debutimin e Kosovës në Olimpiadën “Rio 2016” me një medalje olimpike.
Natyrisht, një rol të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e sportit ka luajtur edhe lobimi i faktorit politik, vendas dhe ndërkombëtar. Pas pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike Evropiane, që u mbajtën në 2015-ën në Baku, pjesëmarrja në Olimpiadën e Brazilit është padyshim vula e ndërkombëtarizimit të sportit kosovar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:00 ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ishte të premten

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh