AlbanianSport.com 09.10.2016 20:00
ASNN – Edhe përfaqësuesja tjetër shqiptare, Kosova, është mundur të dielën nga Ukraina, me shifrat 0-3, në takimin e vlefshëm për grupin I të Eliminatoreve të Botërorit 2018. Ndeshja e zhvilluar në Krakovë të Polonisë, për shkak se Ukraina nuk e pranon Kosovën ende si shtet të pavarur, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Përfaqësuesja e Kosovës e ka humbur ndeshjen e 3-të, në kuadër të grupit I të Eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”, duke u mundur të dielën me rezultatin 0-3 nga Ukraina, në takimin që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Ndeshja e zhvilluar në Krakovë të Polonisë, për shkak se Ukraina nuk e pranon Kosovën ende si shtet të pavarur, ka qenë mjaft më e mirë për skuadrën e trajnerit Albert Bunjaku, sa i përket lojës, në krahasim me atë humbje 0-6 pak ditë më parë në Shkodër me Ukrainën.
Megjithatë, përvoja ka bërë diferencën dhe Kosova është ndëshkuar pas një gjysmë ore lojë, kur topi i devijuar nga Rrahmani ka përfunduar në rrjetë. Me epërsinë njëgolëshe të ukrainasve do të mbyllet pjesa e parë dhe e dyta do të flasë për Kosovën, e cila sidoqoftë nuk arrin ta gjejë golin e barazimit.
9 minutat e fundit të kohës së rregullt do të rezultojnë fatale, pasi Ukraina do të shënojë edhe dy gola të tjerë, me autorë Jarmolenkon dhe Rotanin, duke fiksuar kështu shifrat në 3-0. Pas kësaj humbjeje në ndeshjen e tretë, Kosova ndan fundin e renditjes me Finlandën, me nga një pikë secila.