AlbanianSport.com 15.09.2016 11:35
ASNN – Kosova ka firmosur humbjen e 5-të në Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2017 në basketboll për meshkuj, teksa është mundur nga Ukraina me 39 pikë diferencë.
100-61 ka qenë përfundimi i ndeshjes, ndërsa ukrainasit kanë fituar tri pjesët e para, përkatësisht 30-11, 25-17, 26-8 dhe në totalin 81-36.
Dhe këtu duket se ka nisur të lëshojë diçka, ndërsa Kosova e ka fituar pjesën e fundit 19-25 dhe në total 100-61.
Ajo që të vjen keq është fakti se Ukraina vijon të mos e pranojë Kosovën në shtëpinë e saj, sepse nuk e njeh si shtet.
E ka luajtur ndeshjen në Vilnius të Lituanisë, ndërsa pritet që për futbollin më 9 tetor të zgjedhë Bullgarinë. E kjo s’është aspak normale kur bëhet fjalë vetëm për sport…