Kosova vijon të jetë e pamposhtur, por bullgarët i marrin pikë në Prishtinë

Share Button

AlbanianSport.com 26/03/2019 07:00

ASNN – Kosova zhvilloi të hënën në mbrëmje duelin e parë eliminator në grupin A, pikërisht përballë Bullgarisë, një duel i mbyllur në barazim 1-1. Pritej shumë prej skuadrës kosovare, e cila nuk humbet një ndeshje ndërkombëtare që nga fundi i vitit 2017. Për më tepër, talentet e saj spikasin në skuadra të njohura evropiane dhe është një brez që po konsolidohet në lojë dhe rezultate duke pasur premisa për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Në duelin e sotëm kundër bullgarëve Kosova luajti mirë dhe e dominoi ndeshjen në të gjitha treguesit sportivë, por kjo nuk mjafton dhe shkak u bë një gol i Bullgarisë në fundin e pjesës së parë. Ishte pikërisht Vasil Bozhikov që shënoi në minutën e 39-të, duke shtangur të pranishmit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Sidoqoftë, në pjesën e dytë kosovarët rrisin tempin e lojës sulmuese dhe shtrëngojnë skuadrën bullgare brenda zonës së saj dhe në fund e detyrojnë edhe të gabojë.

Për golin e barazimit mendoi i përhershmi Arbër Zeneli, i cili ngriti peshë stadiumin e tejmbushur në kyeqendrën e Kosovës. Por edhe pse Kosova sulmoi deri në fund për të marrë fitoren, finalizimi i rasteve të shumta mungoi dhe për pasojë u kënaq me vetëm një pikë. Natyrisht, më të fituar dolën bullgarët që morën një pikë në një ndeshje ku nuk meritonin asgjë. Në grupin A, “ligjin” e bën Anglia, e cila mundi në Podgoricë Malin e Zi me rezultatin e thellë 5-1.

Kurse skuadra tjetër e këtij grupi, Republika Çeke, e kishte pushim. Natyrisht, anglezët marrin vendin e parë në grup me fitoren e sotme, kurse Kosova dhe Bullgaria ndajnë vendin e dytë e të 3-të me nga 1 pikë secila, kurse çekët dhe malazezët mbeten në vend të fundit me 0 pikë. Pavarësisht se Kosova nuk ia doli të fitojë, ajo ruan të pathyeshëm rekordin e saj, duke mos pësuar humbje prej 15 muajsh, ndërsa ka një grup cilësor të rinjsh që jep shpresë për vazhdimësinë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh